Aston Martin publikon një foto të SUV-it elektrik Lagonda, që pritet të debutojë së shpejti

ardita 0

Ashtu si shumica e prodhuesve të tjerë të makinave edhe Aston Martin ka njoftuar se nuk do të mjaftohet në prodhimin e vetëm një SUV-i elektrik.

Konceptit Lagonda është një SUV elektrik për të gjitha terrenet dhe do të debutojë në muajin Mars. Aston nuk ka zbuluar shumë detaje kur lajmëroi për konceptin, përveç se do të debutojë në Gjeneva ‘Motor Show’. 

Koncepti Lagonda Vision ishte prezantuar më përpara si sedan luksoz me një dizajn futuristik por mbeti vetëm si koncept nuk u fut në prodhim. Tashmë nuk ka mbetur shumë kohë deri në prezantim, Aston Martin ka publikuar një foto në të cilën duket vetëm forma e këtij koncepti.

This post is also available in: English