Aston Martin risjell makinën e famshme të James Bond, DB5 Goldfinger

ardita 0

Pas suksesit të madh që pati me DB4 GT, Aston Martin do të rindërtojë një tjetër makinë të famshme. Fansat e filmave të James Bond do të kënaqen pasi ta dëgjojnë këtë lajm.

Makina në fjalë është Aston Martin DB5 Goldfinger e cila do të ketë dhe pajisjet të cilat janë parë tek makina e agjentit 007 si edhe targat njësoj si tek makina e James Bond.  Kjo makinë do të ndërtohet në sajë të bashkëpunimit të Aston Martin me EON Productions kompania që prodhoi edhe filmat e James Bond në Newport Pagnell. 

Pjesë e ekipit të Aston Martin është edhe fituesi i çmimit Oskar për efektet speciale në filmat e Bond, Chris Corbould i cili do të ndihmojë në vendosjen e pajisjeve të makinës së filmit në atë reale. Ndërtimi i këtyre makinave do të jetë i limituar në vetëm 25 të tilla. Çmimi i një makine të tillë është rreth 3.5 milion dollarë dhe ato do të dalin në treg në vitin 2020.

This post is also available in: English