Aston Martin zbulon makinën e re, Valkyrie AMR Pro rivalizon McLaren dhe Ferrarin

ardita 0

Pasi prezantoi  konceptin e makinës Lagonda Vision, Aston Martin na ka surprizuar edhe njëherë tjetër duke prezantuar në Panairin e makinave në Gjenevë, modelin e tij më të ri Valkyrie AMR Pro.

Kjo makinë është përgatitur në mënyrë ekskluzive për garat në pistë, Valkyrie AMR Pro do të jetë një rivale e fortë ndaj McLaren P1 GTR dhe Ferrari FXX K. 

Lidhur me detajet  e makinës, ajo ka nën kofano një motorr me fuqi elektrike V12, 6.5 litërsh  dhe thuhet se do të jetë në gjendje të prodhojë mbi 1100 kuaj fuqi. Valkyrie AMR Pro do të jetë në gjendje të arrijë një shpejtësi maksimale prej 362 km. dhe peshon 1000 kg.

Përsa i përket pamjes së jashtme të  Valyrie AMR Pro, Aston Martin ka përdorur fije karboni, dhe e ka pajisur mjetin me një sistem të lehtë shkarkimi si edhe me një trup të gjerë që i përshtatet më së miri.

Aston Martin po planifikon të prodhojë vetëm 25 modele të AMR Pro Valkyrie dhe do të fillojë shitjen e tyre në vitin 2020. Gjate fundit te vitit 2017 Aston Martin zbuloi planet që ka për një të krijuar një kamion Valkyrie AMR Pro e cila do të jetë po aq e shpejtë sa makina e Formula 1.

Lini një Përgjigje