Audi e-tron Gran Turismo është një makinë video lojërash e sjellë në jetë

liridona 0

A keni dëgjuar për video lojën Gran Turismo dhe disa prej makinave ekstravagante të saj nga prodhuesit kryesorë?

Këta prodhues kanë një dëshirë të jashtzakonshme për të sjellë konceptet e kësaj loje në jetë.

Audi është një prej tyre dhe sot prezantoi e-tron Vision Gran Turismo. Ky koncept nuk ndryshon shumë nga një makinë garash moderne GT por performanca e saj është diçka që ka nevojë të trajtohet më vete.Dy motorë 200kW në diferencialin e pasmë dhe një në diferencialin frontal i sigurojnë katër rrotave të makinës plot 815 kuaj fuqi.

Makina peshon afro 1,400 kilogram dhe mund të përshpejtojë nga 0-100 kmh/h në vetëm 2.4 sekonda.

Si një prej prodhuesve kryesorë që garon në seritë elektrike Formula E, Audi do të sjellë e-tron Vision Gran Tourismo në garën e kësaj fundjave në Romë.Ky koncept përtej mrekullimit që u shkakton të pasionuarve të këtyre serive, gjithashtu shërben si reklamë për makinat plotësisht elektrike e-tron të Audi që do të debutojnë në një të ardhme të afërt.