E pabesueshme! Audi E-tron GT do të bëjë debutimin e tij në vitin 2020

ardita 0

Planet e para të kësaj makine elektrike u bënë të ditur në muajin mars kur Audi deklaroi se do të bënte një makinë elektrike që kishte një performancë të lartë.

Megjithatë atëherë Audi nuk bëri të ditur ndonjë datë se kur kjo makinë do të prezantohej për herë të parë dhe se kur do të dalë në treg. Sipas disa burimeve brenda kompanisë kjo datë mund të jetë në vitin 2020.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, Audi po synon një makinë të shpejtë gjë që mund të ulë distancën që mund të përshkojë kjo makinë pa u karikuar. Audi i ri mendohet se do të rivalizojë Tesla Model S P100D me një start nga 0-100 km/h në vetë 4.3 sekonda.

Makina do të ketë të njëjtën platformë si një Porsche Taycan . Gjithashtu pretendohet se ky model do të jetë i pari që do të lejojë karikimin e shpejtë në një bateri 350-kW, bateri e cila mund të karikohet deri në 80% për vetëm 12 minuta. Audi do të prezantojë konceptin e kësaj  makine muajin e ardhshëm në Los Angeles Auto Show.

Më poshtë ndodhet një foto e prototipit Audi E-Tron GT që vetë kompania ka publikuar.

This post is also available in: English