Audi E-Tron Sportback spiunohet gjatë testimeve, ja sesi duket modeli elektrik

ardita 0

Audi pas prezantimit të SUV-it të ri E-Tron, po planifikon të zgjerojë kategorinë e saj të modeleve elektrike.

Në mesin e tyre, ndër të tjera, gjendet edhe E-Tron GT që vitin e kaluar është prezantuar si koncept ndërsa prodhimi serik i tij do të arrijë gjatë vitit 2020, SUV i vogël E-Tron ,i cili si koncept do të prezantohet muajin e ardhshëm në Gjeneva ‘Auto Show’, si dhe E-tron Sportback.

Fotografitë e publikuara konfirmojnë se E-Tron Sportback tashmë është në përgatitje që të arrijë. Po ashtu, fotografitë tregojnë se ky model është parë gjatë testimeve i kamufluar.

Bazuar në këto fotografi, e-tron Sportback i ngjason shumë versionit Coupe të Audit e-tron tashmë të prezantuar, përveç se pjesën e pasme e ka më ndryshe.