Audi i ri A1 do të ndërtohet në Spanjë

Admin 0

Komapnia SEAT ka njoftuar se do  do të ndërtojë Audi-n e ri Ai Sportback. Makina e re gjermane do të ndërtohet në fabrikën e kompanisë spanjolle dhe pastaj do të transportohet në pikat e shitjes së Audi.

“Përgjatë viteve të fundit fabrika Martorell dhe punëtorët e saj të kualifikuar kanë ndërtuar Audi Q3  dhe e kanë bërë këtë model të suksesshëm. Kjo fabrikë dhe punëtorët e saj kanë shumë eksperiencë në ndërtimin e makinave me cilësi të lartë të Audi-t. Ky është vendi ideal për të ndërtuar makinën tone më të re Audi A1”- u shpreh Peter Kossler anëtar i bordit të menaxhimit përgjegjës për prodhimin dhe logjistikën tek Audi.

Deri në korrik të këtij viti SEAT ka ndërtuar modelin e mëparshëm Audi Q3 por kur gjenerata e re e Audi Q3 u prezantuar komapnia gjermane e transferoi prodhimin e këtyre makina në Hungari. Audi A1 Sportback do të ndërtohet njëkohësisht me makinat e reja SEAT Ibiza dhe Arona . Për tu siguruar që gjithçka do të shkojë sipas planit kompania SEAT ka punësuar më shumë se 500 punëtorë me kontratë të përhershme. Më shumë se 80% e prodhimit që bëhet në këtë fabrikë eksportohet jashtë Spanjës.

This post is also available in: English