Audi i ri R8 vjen me një pamje më agresive dhe me një shpejtësi më të madhe

ardita 0

Audi ka prezantuar modelin e ri R8 i cili ndryshe nga thashethemet që dolën për vendosjen e një motori V6 ka po të njëjtin motor si modeli paraardhës.

Motori i modelit të ri është më i fuqishëm dhe përveç pamjes makina është përmirësuar edhe nga ana e teknologjisë. Makina ka një pamje më agresive dhe është pak më e gjerë në pjesën e përparme.

Gjithashtu ndryshime të vogla ka pësuar edhe pjesa e mbrapme e makinës. Ky model i ri i quajtur Audi R8 V10 Performance Quattro ka një motor V10 pak më të fuqishëm se modeli paraardhës.

Kjo makinë ka një shpejtësi maksimale prej 324 km/orë. Gjithashtu inxhinierët e Audi kanë përmirësuar edhe frenat dhe amortizatorët e makinës. Ky model i përmirësuar i Audi R8 do të dale në shitje në fillim të vitit të ardhshëm.