Audi, Italdesign dhe Airbus paraqesin një “dron” fluturues edhe për pasagjerë

ardita 0

Në panairin  ‘Drone week’ në Amsterdam, kompania Audi, Airbus dhe Italdesign kanë paraqitur një prototip autonom fluturues të quajtur Pop.Up.Next. 

Në testin e parë publik te fluturimit, “maxi-drone” ka vendosur me saktësi kabinën e pasagjerit mbi tokë dhe më pas është drejtuar në një destinacion tjetër të përcaktuar. 

Në fakt vazhdon evolucioni i konceptit të shfaqur për herë të parë në vitin 2017 në panairin e Gjenevës. Mendohet se pas 10 vitesh ky lloj prototipi mund të aplikohet masivisht në terrenin e transportit urban. “Taksitë fluturuese janë duke ardhur”, tha Presidenti i Italdesign, Bernd Martens.  

Nga pikëpamja teknike, “Pop-Up” përbëhet nga një shasi autonome me rrota, bateri elektrike dhe përmban një kabinë pasagjerësh me dy vende të shkëputshme.

Kur është koha për të fluturuar, një modul fluturimi i projektuar nga “Airbus” i afrohet tokës, kap kabinën dhe e merr me vete. Sipas Audit, shasia “Pop-Up” mund të udhëtojë 31 milje në tokë dhe moduli i fluturimit mund të udhëtojë 81 milje në ajër.

Por, jemi vetëm në fillim, zhvillimet mund të jenë të paparashikueshme.