Audi ka në plan një veturë elektrike në madhësinë e A4.

liridona 0

Marka Audi ka lançuar flagshipin E-Tron SUV vitin e kaluar, me versionin simotër e-Tron Sportback. Makinat do të dalin në shitje këtë vit.

Në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, Audi zbuloi konceptin e SUV-it Q4 E-tron, i cili do të prodhohet në vitin 2020 së bashku me makinën sportive E-tron GT me katër dyer.

Shefi i dizajnit të Audi, Marc Lichte tha se marka do të zhvillojë një veturë që do të ofrohet me çmim të ngjashëm me Q4 E-tron.

Lichte tha se vetura elektrike do të ndërtohet me arkitekturën PPE, një platformë elektrike që ndajnë edhe makinat  Porsche. Kjo platformë është përdorur edhe tek E-Tron GT me madhësinë e A6.

Audi po punon mbi një numër platformash elektrike. E-Tron dhe E-Tron Sportback janë të bazuara në platformën MLB të Audi. Ndërsa Q4 E-tron përdor platformën MEB të VW Group.

Shefi ekzekutiv i Audi, Bram Schot, u shpreh se Q4 E-tron do të jetë një lojtar i rëndësishëm për markën, dhe do të kalojë shitjet e Q3 më shpejt se sa mendoni.

Schot gjithashtu përmendi problemin që ka hasur kompania si pasojë e skandalit të emetimeve dhe rënien e shitjeve në vitin 2018. Një reduktim në numrin e motorëve dhe kombinimet e prerjeve do të ofrojnë një zgjidhje të këtij problemi.