Audi kërkon kthimin e më shumë se 1 milion makinave, arsyeja është se kanë probleme me…

ardita 0

Kompania gjermane Audi, ka kërkuar kthimin prapa të më shumë se një milion makinave të saj të shitura në mbarë botën.

Makinat që besohet se përbëjnë rrezik janë modelet A5 dhe Q5 të prodhuara nga viti 2013 deri më 2017, A4 Sedan dhe Allroad 2013-2016, si dhe A6 2012-2015. Të gjitha këto mjete të Audi-t janë të pajisura me një motor TFSI turbo 2 litërsh.

Kompania Audi thotë se problemi ka të bëjë me pompat e ftohjes, ato janë të ndjeshme ndaj lagështirës dhe mund të shkaktojnë një bllokim elektrik gjë që mund të vendosë jetën tuaj në rrezik sepse janë raportuar disa raste ku ka patur edhe shpërthime në flakë të makinave për shkak të këtij problemi.

Të gjitha këto makina, Audi do t’i pajisë me një sistem të ri të ftohjes, pa patur asnjë kompensim prej klientëve.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”33″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English