Audi: Makinat e të ardhmes do të kenë sistem zbavitjeje për përdoruesit.

liridona 0

Audi do të prezantojë një koncept të ri të një sedani me program zbavitës brenda makinës për përdoruesit. Ky koncept do të prezantohet muajin e ardhshëm në shfaqjen në Las Vegas.

Makina do të ketë sistem zbavitjeje të aftë për të stimuluar një eksperiencë teatri.

Një sistem i tillë e  mban drejtuesin e mjetit të zënë në një makinë me sistem drejtimi plotësisht autonom. Përfaqësuesi i Audi thotë se qëllimi është që të bëjnë udhëtimin një eksperiencë të kënaqshme, më tepër se sa një detyrë monotone për të udhëtuar nga pika A në pikën B.

Por edhe pa u disponuar makinat me drejtim autonom, sistemi i zbavitjes i Audi, i quajtur Audi Immerse In-Car Entertainment, do të ketë përfitimet e veta.

Mendojeni si një teatër personal, ku ndërkohë që shkoni në vendin e synuar, gjatë udhëtimit keni mundësinë të shikoni filmin që ju pëlqen.

Shfaqja në të cilën do të prezantohet koncepti do të zhvillohet nga data 8-11 Janar.