Audi ndërpret shitjen e modeleve A6 dhe A7, për shkak të një problemi që ka të bëjë me…

ardita 0

Audi nuk do të shesë modelet e reja A6 dhe A7 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një periudhë të pacaktuar kohore, për shkak të një defekti në sensorin që zbulon praninë e pasagjerit në vend, gjë që mund të ndikojë në mos aktivizimin e airbag-ut në rast aksidenti.

Me këtë rast janë tërhequr nga tregu rreth 140.000 vetura, të shitura në periudhën ndërmjet janarit 2012 dhe prill  2018.

Për fat të mirë, nuk kishte raste tragjike në lidhje me këtë problem, por Audi vendosi të riparonte prishjen para se të ndodhë ndonjë aksident. Audi ka thënë se ky dështim nuk ndodh me automjetet A6 dhe A7 që shiten jashtë SHBA.

Gjiganti gjerman vitin e kaluar tërhoqi nga tregu gati 600,000 njësi të A6 të prodhuar në periudhën 2012-2015, me një motor benzinë 2.0-litër Turbo, për shkak të rrezikut të mbinxehjes së pompës elektrike, e cila mund të shkaktonte zjarr. Prodhuesi ka rregulluar softuerin për të zvogëluar rrymën në pompë nëse fillon të nxehet.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”72″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English