Audi njofton se së shpejti do të kemi modelet elektrike RS

ardita 0

Kompania Audi ka njoftuar futjen në përdorim të makinave elektrike RS.

Entoni Garbis i cili është menaxheri i prodhimit RS5, nuk ka zbuluar saktësisht se cilat modele Audi do të kenë një makinë hibride por ai tha se do të arrijnë shumë shpejt.

Shumë persona spekulojnë që Rs-ja e parë hibride mund të debutojë me SUV-in e ri Q8.

Arsyeja kryesore për këto spekulime është se koncepti sportiv i modelit Q8 paraqitet me makinë hibride, e cila përbëhet nga një TFSI 6 cilindër 3.0 litërsh dhe një kompresor elektrik që ofron rreth 480 kuaj fuqi. Makina arrin nga 0-100 km në 4.7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 275 km/orë.

Por marka Audi nuk është e vetmja që do prodhojë versione hibride të modeleve sportive, pasi edhe BMW dhe Mercedes-AMG janë në proces prodhimi.
E para do të jetë Mercedes-Benz me gjeneratën e re C63 si të tille.

Lini një Përgjigje