Audi prezanton makinën e dytë elektrike

liridona 0

Kompania ka shitur 18,500 makina të e-Tron SUV që prej Marsit të 2019-ës kur SUV elektrik doli në shitje. Audi ka në plan të ofrojë dy variante të makinës, një Sportback 50 dhe një Sportback 55.

Ditën e Marte Audi prezantoi në Los Angeles makinën elektrike e-Tron Sportback me prodhuesin Gjerman i cili ka planifikuar të lançojë mëse 30 makina elektrike dhe hibride deri më 2025.

e-Tron Sportback vjen pasi Audi prezantoi në fillim të vitit makinën e parë plotësisht elektrike Audi e-Tron.Kompania ka shitur 18,500 makina të e-Tron SUV që prej Marsit të 2019-ës kur SUV elektrik doli në shitje. Audi ka në plan të ofrojë dy variante të makinës, një Sportback 50 dhe një Sportback 55.

Audi e quan e-Tron Sportback një SUV coupe dhe pavarësisht se nuk është me dy dyer, makina ka elementë dizajni të një modeli coupe. Tavani i makinës shtrihet rrafshët për pjesën më të madhe të gjatësisë së makinës dhe më pas “bie” poshtë në pjesën e pasme të saj dhe pikërisht këtu merr emrin coupe.

Makina do të kushtojë 79,000 dollarë dhe vjen me bateri 86.4 kWh me rang prej 446 kilometrash.