Audi prezanton modelin e ri SQ8, ja sa kuaj fuqi ka…

ardita 0

Pas një videoje që u publikua vitin e kaluar ku shihej që Audi po testonte një model të ri, më në fund kompania ka lançuar SQ8 – që është versioni sportiv i coupe-s Q8 SUV.

Nga pamja e jashtme Audi SQ8 mbart dizajnin tipik të coupe-s SUV Q8 edhe pse me disa ndryshime të vogla. Sediljet e SQ8 janë të veshura me lëkurë dhe kanë logon “S”.

SQ8 i ri ka motorin 4.0 litërsh V8 twin-turbocharged gjysmë-hibrid me naftë i cili prodhon 429 kuajfuqi ndërsa ka të gjitha rrota aktive. 

Audi thotë se modeli SQ8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra arrin në 4.8 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale të kufizuar elektronikisht prej 250km/orë.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi i SQ8 por mendohet se do të jetë rreth 108 mijë dollarë.