Audi Q3 vjen edhe në versionin sportiv RS me 400 kuajfuqi

ardita 0

Pak kohë më parë Audi ka prezantuar gjeneratën e re të SUV-it Q3, ndërsa tashmë ka si qëllim që të sjellë një version sportiv RS.

Modeli Q3 në version RS do të ketë të njëjtin motor që ndodhet tek TT RS, 2.5 litër dhe do të prodhojë 400 kuajfuqi. Audi Q3 RS vjen me një dizajn më sportiv dhe me një pamje elegante. Ngjason shumë me modelin Q8, ndërsa dritat i ka si modeli A3 Sportback i ri.

Pritet që versioni standard i Audi të ri Q3 të dalë në shitje në nëntor të këtij viti, ndërsa versioni RS pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

This post is also available in: English