Audi R8 Twin Turbo me 1000 kuaj fuqi kundër R8 me aspirim natyral.

liridona 0

Audi R8 V10 me 600 kuaj fuqi është një pjesë mekanike shumë e fuqishme. Çfarë ndodh kur shtojmë induksion esktra në supermakinën gjermane?

Një kanal gjerman në YouTube, AutoTpçNL, e provon këtë dhe na tregon rezultatet. Falë shtesës së twin-turbochargers, makina fiton 400 kuaj fuqi, për një total prej 1000 kuaj fuqi.

Në video krahasohen dy makina, një Audi R8 me aspirim normal, dhe një Audi R8 me twin-turbo e modifikuar. Makina me twin turbo është sipër, ndërsa makina e pamodifikuar është poshtë në pamjen e videos.

 

Me 400 kuaj fuqi ekstra, R8 V10 nuk i duhet shumë kohë për të kapur dhe kaluar makinën e pamodifikuar.

Siç mund ta shihni edhe në video, të dyja makinat acelerojnë shumë shpejt. R8 twin turbo është shumë më e shpejtë se sa makina tjetër.