Audi RS Q8 debuton me të njëjtën shpejtësi maksimale sikurse Lamborghini Urus

ardita 0

Audi Sport vetëm pak muaj pas prezantimit të SQ8, zbulojnë versionin super sportiv RS Q8.

Tashmë i emërtuar ‘mbreti’ SUV më i shpejt i pistës së Nurburgring, pasi ka përfunduar atë më së shpejti, me 7:42.235, ky version RS është SUV-i më i shpejtë e më i fuqishëm i kësaj kompanie në vargun ‘Q’.

Ashtu sikurse modelet e reja të prezantuara së fundi, RS6 Avant e RS7 Sportback, RS Q8 përdor motorin 4.0 litërsh V8 twin-turbo me benzinë në kombinim me një sistem gjysmë-hibrid që prodhojnë 592 kuajfuqi.

“Muskuli’ me tetë cilindra bënë që ky SUV shpejtësinë nga 0 në 100km ta arrij për 3.8 sekonda, me vetëm dy të dhjetat e sekondës më ngadalë se Lamborghini Urus.

Nga 0 në 200km/orë për 13.7 sekonda, e atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 304 km/orë, ashtu sikurse edhe Lamborghini Urus.

Audi do të lansoj RS Q8-shin fillimisht për shtetet evropiane në çerekun e parë të 2020-ës me një çmim fillestar prej 127 mijë euro.