Audi S5 vjen me motor nafte në Evropë

liridona 0

Pas një jave pasi Audi i dha makinave S6 dhe S7 një motor nafte në Europë, tani po prezanton një version të ngjashëm TDI të Audi S5.

Versioni është i disponueshëm në stilet Coupe dhe Sportback, ndërtsa Cabriolet është përjashtuar nga opsionet.

Nuk është një surprizë fakti që dizajni është marrë nga modelet TFSI. Kemi të bëjmë me disa makina sportive shumë tërheqëse.

Nën lëkurë, S5 mban motorin 3.0-litër TDI V6 që është edhe tek SQ5.

Në fakt, modelet kanë një output identik prej 347 kuaj fuqi dhe fuqi rrotulluese 700 nm. Për informacion shtesë, modelet S6 kanë vetëm dy kuaj fuqi më shumë dhe të njëjtën fuqi rrotulluese.

Motori me naftë ka si karakteristikë kompresorin elektrik dhe teknologjinë mild-hibride që shoqërohet nga sistemi elektrik 48-volt. Energjia e nevojshme që duhet për të ushqyer sistemin vjen nga bateria litium-jon 0.5-kWh që është e instaluar nën kofano. Sistemi mild-hibrid ndihmon makinën të reduktojë konsumin e karburantit me 0.4-litër/100 km.

Meqë ra fjala tek konsumi i karburantit, Audi thotë se makina harxhon 6.2-litër/100 km.

Nëse makina arrin shpejtësinë 55 km/h deri në 160 km/h, S5 do të jetë në gjendje të ecë deri në 40 sekonda me motorin e fikur plotësisht sapo ta largoni këmbën nga pedalja e gazit.

Për sa i përket performancës, S5 Coupe me motorin TDI kompleton 0-100 km/h për 4.8 sekonda. Ndërsa S5 Sportback ka nevojë për një të dhjetën më shumë falë peshës së saj më të lehtë.

Të dyja modelet vijnë me shpejtësi të limituar në mënyrë elektronike prej 250 km/h.

Audi S5 Coupe dhe S6 Sportback me motor TDI do të dalin në shitje në Europë muajin e ardhshëm. Çmimi në Gjermani do të jetë 65,300 euro.