Audi sfidon Range Rover, pas prezantimit të modelit Q8 nis punën për Q9

ardita 0

Në fillim të muajit është lançuar modeli i ri Q8, ndërsa para se të përfundojë muaji mësohet se ka hapësirë edhe për një numër më shumë.

“Autocar” raporton se Audi është duke lançuar modelin Q9 vetëm që të sfidojë modelet nga Range Rover. Kjo makinë do të jetë nën Bentley Bentayga, në termat e luksit dhe çmimit. Në këtë formë, dersia Q8 e godet direkt Range Rover Sport, pritet që Q9 të jetë rival me disa prej Range Rover.

“Do të ngjajë shumë me Q8., por për modelin e ri kemi shumë ide të reja” – ka thëne shkurt Marc Lichte, pa bërë të ditura detajet.

Sipas tij, ky Audi nuk do të jetë ‘kukull ruse’, ndërsa do të përmbajë gjuhen e re dizajnuese dhe shumë risi teknologike. Në anën tjetër, prezantimi i saj nuk pritet të ndodhe para se Q8 të përhapet si duhet në treg.

Mirëpo, është një faktor që e ngadalëson procesin e modelit Q9. Rupert Stadler që është një nga udhëheqësit e Audi, ndodhet në burg për skandalin me emetimin e gazrave, gjë që e ka shtyrë edhe lancimin e e-tron.

Raportohet se po analizohen të gjitha përparësitë dhe lëshimet e mundshme në Q8, në mënyrë që gjithçka të jetë sa më e përsosur tek Q9. Por, lançimi i saj nuk pritet do të ndodhë para vitit 2021.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”76″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]