Audi tërheq 1.16 milion makina nga tregu, probleme me pompën e ujit.

liridona 0

Muajt e fundit nuk kanë qenë më të mirët për grupin Volkswagen. Tashmë një prej pronave të kompanisë, Audi, është goditur nga një tjetër fatkeqsi.

Ditën e Marte kjo markë tha se do të tërhiqte 1.16 milion makina në mbarë botën si rezultat i një problemi me pompën e ujit.

Kështu nga mbinxehja e pompës, mund të shkaktohej zjarr në motorin e makinës.

Sipas Audi makina që do të tërhiqen janë A5 Cabriolet, A5 Sedan dhe Q5 ndërtuar përgjatë viteve 2013-2017; Audi A6 ndërtuar 2012-2015 dhe Audi A4 Sedan dhe Allroad 2013-2016 pajisur me motorët 2.0-litër FSI.

Edhe pse nuk është raportuar ende asnjë incident, Audi shprehet se mbetjet në sistemin e ftohjes mund të bllokonin pompën.

Distributorët e Audi do të riparojnë pompën falas.