Audi TT feston 20 vjetorin e tij me një edicion special

ardita 0

Është e vështirë të besohet se Audi TT ka qenë në rrugë për 20 vjet. Për të shënuar këtë rast të veçantë Audi është duke festuar jetën e  makinës dy-vendëshe me një edicion të veçantë.

Edicioni do të shitet në numër të kufizuar në mbarë botën, megjithëse Audi nuk na tregon saktësisht se sa do të prodhohen. Megjithatë ne dimë se Audi do të ofrojë modelin që feston 20-vjetorin në ngjyrën gri. Për blerësit në SHBA, Audi gjithashtu do të lyejë TT në Nimbus Grey metalike.

Dallimi i mëtejshëm i edicionit të ri janë elementët e zi të veshjes së jashtme, rrota të posaçme 19-inç dhe dritat e pasme OLED huazuar nga TT RS.

Gjithashtu nën kofano mbetet Audi-TT standard, kjo do të thotë se ka të njëjtin motor 2.0 litërsh që prodhon 228 kuaj fuqi. Edicioni i vjetorit është në dispozicion në formatin coupe dhe roadster. Çmimi fillon në $ 52,900 për coupe dhe 56,800 $ për roadster.


This post is also available in: English