Audi TT RS Coupe e 2019-ës është përditësuar – Cilat janë ndryshimet?

liridona 0

Pas debutimit të modelit TT vitin e kaluar, tani është koha për Audi që të sjellë disa variante të ngjashme të performancës së makinës.Pjesa e fundme e përparme ka ndryshuar, grilat janë më të mëdha. Kanë zmadhuar hapjen e gomave të përparme, për të dhënë përshtypjen e një trupi më të madh dhe peshe të lehtë të makinës.

Thithëset e ajrti janë zhvendosur nga brenda, të rrethuara me ngjyrë të zezë.Në pjesën e pasme, krahët e Audi TT RS me formë të re kanë pllaka të reja fundore. Fytyra e parakolpit merr pamje të ngjashme me TT standarte.

Makina tani është e disponueshme në tre ngjyra të reja, Pulse Orange, Turbo Blue dhe RS-specific Kyalami Green.Pjesa e brendshme e makinës është pothuajse e njëjtë. Ekrani 12.3 inç Audi Virtual Cockpit është i pozicionuar përballë me drejtuesin e mjetit.

Një paketë e re dizajni RS shton ngjyrat e kuqe dhe blu për ndriçimin e ambientit.TT RS ka motorin 2.5 litërsh turbocharged me pesë cilindra në një vijë që prodhon 400 kuaj fuqi. Fuqia transmetohet përmes kamios automatike me shtatë nivele shpejtësie.