Audi zbulon automjetin e radhës në linjën e tij gjithëpërfshirëse, konceptin Q4 E-tron SUV

ardita 0

Audi prezantoi konceptin Q4 E-tron SUV në panairin e makinave që u zhvillua në Gjenevë.

 Audi Q4 e-tron është një SUV elektrik i cili vjen me platformën MEB të Volkswagenit për makinat elektrike dhe është i gjatë 4.5 metra dhe 1.9 metra i gjerë. Ka dy motorë elektrikë të cilët në total kanë kapacitet prej 225kW/306 kuaj fuqi, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, baterinë prej 82 kW (ku 80% e saj mund të karikohet pë 30 minuta), ndërsa me vetëm me një mbushje ose karikim mund të përshkojë rreth 450 km.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për rreth 6.3 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar deri në 180 km/orë. Data e prodhimit të saj është planifikuar për vitin 2020, ka të ngjarë që ajo që po shikojmë sot nuk  është shumë larg produktit të përfunduar.