Audi zbulon disa detaje më tepër për modelin e saj e-tron Quattro

Mariglen 0

Prodhuesi gjerman Audi, është duke bërë përgatitje që të hyjë furishëm në tregun e makinave elektrike, ndërsa është në përfundimin e punimeve të e-tron Quattro, me të cilin do të rivalizojë Tesla Model X dhe Jaguar E-Pace.

Makina do të prezantohet zyrtarisht më 30 gusht në Bruksel, ndërsa reporterët që merren me vetura të reja, e kanë fotografuar teksa testohej në Nurburgring të Gjermanisë.

Ka të njëjtën shtresë kamuflazhi me të cilin u prezantua prototipi tek “Motor Show” në Gjenevë, ndërsa është hera e parë që shihet duke lëvizur në pistë.

Ndërkohë kompania Audi  po bën edhe rregullimet e fundit, por mund të thuhet se makina e ka të njëjtën pamje me atë që u prezantua gjatë muajit mars. Audi ka konfirmuar se e-tron do të ketë një bateri litium-jon 95kwh.

Kompania nuk ka dhënë detaje për fuqine e-tron, por koncepti origjinal kishte tre motorë që prodhonin 429 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 4.6 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë. 

This post is also available in: English