Audi zbulon gjeneratën e katërt të A6 për të gjitha terrenet

ardita 0

A6 origjinale ka debutuar 20 vjet më parë dhe versioni i ri do të jetë i njohur si Audi A6 Allroad Quattro. Është 45 mm më e lartë se makina standarte, motorët e fuqishëm V6 TDI ofrojnë fuqi mjaftueshme tërheqëse për deri në 2.5 ton kapacitet tërheqës.

Falë pamjes të veçantë  të saj dhe opsioneve të pajisjeve A6 Allroad Quattro josh klientët që vlerësojnë kombinimin e dizajnit të fuqishëm dhe komoditetin.

A6 Allroad Quattro është duke hyrë në brezin e tij të katërt ndërsa feston 20 vjetorin e saj. Audi e shfaqi këtë version shumë të zhdërvjellët të Avantit në vitin 1999. Ka tre versione të motorrit V6 me 3.0 litra për të zgjedhur.