Audi zbulon një tjetër koncept elektrik

ardita 0

Audi ka zbuluar se si do të mund të duket gjenerata e ardhshme e veturës së tyre elektrike, duke zbuluar një koncept i cili është i dizajnuar që të punoj në platformën PPE, të cilën kjo kompani është duke e krijuar në bashkëpunim me Porschen.

Kjo veturë, ende e pa emëruar,  e zbuluar shumë pak në foto, shihet përkrah me veturat elektrike të Audis, ende të palansuar, e-tron GT e Q4 e-tron.

Sipas ueb faqes automobilistike britanike AutoExpress, kjo veturë është e madhësisë së A7 Sportback, por me tavan më të lartë nga pas për shkak të dyshemesë më të trashë që kërkohet për të akomoduar bateritë.