Baglietto ka përfunduar jahti e dytë të series T-Line 48

Admin 0

Kantieri italian ka përfunduar së ndërtuari jahtin e dytë të series T-Line 48. Jahti është i gjatë 47.6 metra dhe është i ngjashëm me jahtin Andiamo të blerë vitin e kaluar nga një meksikan. Pamja e jashtme është dizenjuar nga Francesco Paszkowski ndërsa ajo e brendshmja nga vetë kompania. Jahti ka hapësirë për të vendosur plazh të vogël dhe një beach bar, ka një palestër dhe një sauna. Ndërkohë kuverta e sipëme është 140 metra katror dhe ka një pishinë dhe një tavolinë ngrënieje. Jahti mund të akomodojë deri në 10 persona në 5 dhoma.

Shpejtësia maksmiale e jahtit është 16 nyje por me shpejtësinë normale prej 12 nyjesh jahti mund të përshkojë 4500 milje.Jahti ka dale në shitje dhe do të marrë pjesë në Cannes Yachting Festival dhe në Monaco Show 2018.

This post is also available in: English