Bashkëpunimi Apple-Volkswagen, ja projekti që pritet të sjellin në treg

ardita 0

Apple së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë e automobilave Volkswagen për të kthyer furgonin T6 Transporter në një mjet vetë-lëvizës që do t’u vijë në ndihmë punonjësve të saj.

Përveç ofrimit të një shërbimi të përshtatshëm të transportit për punonjësit e saj, projekti gjithashtu i jep kompanisë Apple edhe një mundësi për të përmirësuar teknologjinë e saj përmes monitorimit dhe testimit të vazhdueshëm.

New York Times raporton se pak kohë më përpara Apple dëshironte që të negocionte me prodhuesit gjermane, BMW dhe Mercedes, për krijimin e një makine vetë-lëvizëse elektrike, por kompanitë nuk ranë dakord me njëra-tjetrën.

Furgoni T6 që tashmë do përdoret nga Apple do të mbajë të njëjtën formë, goma dhe shasi, por do të ketë nje dizajn komplet të ri, sedilje të reja, kompjuter, kamera etj.

Për arsye sigurie, shoferi do të vazhdojë të qëndrojë pas timonit të mjetit vetë-lëvizës për të monitoruar performancën e saj. Dhe në qoftë se diçka nuk shkon ashtu siç duhet, ai do të jetë aty për t’a rregulluar.

Fillimisht mendohej se ky projekt do të ishte gati në fund të këtij viti, por për shkak të disa vonesave mund të prezantohet vitin e ardhshëm.

This post is also available in: English