Bashkëshortja e themeluesit të Lotus miraton makinën e 100,000 të markës

ardita 0

Bashkëshortja e themeluesit të Lotus i është bashkuar festimeve të 70-vjetorit të kompanisë të themeluar nga i shoqi. Hazel Chapman ishte ajo që e ndihmoj të shoqin Colin të ndërtonte fabrikën e Lotus në Hethel, Norfolk.

Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në festimet për prodhimin e makinës së 100,000 të Lotus. Makina është një Jim Clark Trust Lotus Evora GT410, një makinë e ndërtuar me dorë dhe e vetmja në llojin e saj. Makina është ndërtuar në nder të pilotit legjendar skocez i cili vdiq duke drejtuar një Lotus rreth 50 vite më parë.

Hazel u bë investuesja e parë e kompanisë Lotus kur i dha hua të dashurit dhe më pas bashkëshortit të saj 50£ që i duheshin për të hapur biznesin. Që nga ajo kohë kompania ka ndërtuar makina sportive të një cilësie të lartë duke përfshirë modelet Evora dhe Exige.

This post is also available in: English