Bashkohen Ford dhe Baidu për të testuar makinat autonome në Kinë

ardita 0

Ford ka njoftuar se do të bashkohet me kompaninë kineze të internetit, Baidu për të testuar makinat autonome në Kinë.

Kjo iniciativë ka si synim që të arrije standartet autonome të SAE L4 (një klasifikim që mat nivelin e përfshirjes njerëzore), që do të thotë se automjetet mund të operojnë në mënyrë autonome brenda zonave specifike dhe nën kushtet e duhura të motit, brenda dy viteve.

Testet do të kryhen filimisht, në rrugët e Pekinit por mund të zgjerohen edhe nëpër qytetet e tjera të vendit.

Kompanisë amerikane Ford do t’i bashkohet edhe Mercedes-Benz, i cili gjithashtu mori miratimin këtë verë, për të testuar makinat e saj në rrugët e Pekinit.

This post is also available in: English