Bateria e re i jep makinave elektrike një rang prej 1,000 km me një karikim elektrik.

liridona 0

Një bateri e re, e para e llojit të saj, do t’i japë makinave elektrike një rang prej më tepër se 1,000 km vetëm me një karikim elektrik.

Innolith AG është një kompani e specializuar në teknologjinë e baterive inorganike. Ajo po zhvillon atë që e konsideron si baterinë e parë në botë 1,000Wh/kg (orë-watt për kilogram).

Kjo bateri lejon makinat të udhëtojnë deri në 1,000 km para se të ketë nevojë të rikarikohet.

Bateria me densitet të lartë ka aftësi të eliminojë ankthin që shfaqet tek drejtuesi i mjetit nga frika se bateria e makinës po mbaron.

Por ajo gjithashtu do të reduktojë kostot që shoqërojnë prodhimin e baterive. Kjo pasi nuk kërkon përdorimin e atyre që kompania Innolith quan “materiale të shtrenjta dhe ekzotike”.

Një tjetër avantazh është se, ndërkohë që bateritë tradicionale të makinave elektrike përdorin një elektrolit organik që mund të kapet flakë, bateria e Innolith do të shfrytëzojë një elektrolit inorganik që nuk kapet flakë. Prandaj rreziku që automjeti të marrë zjarr do të zvogëlohet.

Projekti i baterisë po zhvillohet në laboratorët e kompanisë në Gjermani. Pritet që procesi i zhvillimit të zgjasë tre deri në pesë vite.

Sipas Innolith, kësaj baterie i duhet e njëjta kohë si tek bateritë e tjera për të arritur rangun 400 km.

Por për të karikuar plotësisht baterinë për të kryer distanca deri në 1,000 km do të duhet që të lihet gjatë gjithë natës në karikim.