Bateritë jo cilësore i prishin punë General Motors

Admin 0

General Motors kishte plan të mëdha dhe kishte planifikuar që nga Kina të prezantonte 10 modele të reja makinash deri në fund të vitit 2020. Për momentin ky plan nuk po shkon shumë mirë për shkak të baterive. Bateritë A123 të prodhuara në Kinë nuk janë shumë cilësore dhe nuk mund të përdoren tek makinat ashtu si General Motors kishte planifikuar. Makina e parë që do të ndërtohej ishte Buick Velite 6, një makinë hibride ndërtimi i së cilës ishte planifikuar të niste muajin e ardhshmëm, tani është shtyrë për një datë tjetër të pa caktuar ende.

Ky problem nuk është i pari dhe i vetmi që i ka ndodhur kompanive të makinave me fabrika në Kinë. Shumë nga këto kompani shkojnë në Kinë sepse kërkojnë të ndërtojnë makina me kosto të ulët por me cilësi të lartë. Por nëse çdo hap nuk kontrollohet si duhet atëherë produktet nuk kanë cilësinë që kompanitë kërkojnë. Një tjetër problem është se General Motors nuk mund t’i blejë bateritë tek një furnizues tjetër si Toshiba ose Samsung sepse ligji i shtetit kinez i detyron kompanitë e makinave të blejnë bateritë vetëm tek furnizuesit brenda Kinës. Kjo gjë i ka krijuar General Motors një problem të madhe sepse duhet të gjejë një kompani tjetër për bërjen e baterive dhe shpejt nëse duan që makina të dale sa më shpejtë në treg.

This post is also available in: English