Batman ndalohet nga policia për një fotografi (Video)

armir 0

Imagjinoni sikur të udhëtoni me makinë dhe të shikoni një makinë policie që i është vënë pas makinës së Batmanit. Cili do të ishte shkaku?
Në fakt nuk do te kishte ndonjë shkak. Video e Batmanit duke u ndjekur nga policia u virale në web disa ditë më parë dhe u bë një shkak shakaje dhe talljesh. Sidoqoftë, duket sikur Batmani, Stephen Lawrence i vërtetë nuk bëri asnjëgjë të gabuar për tu ndaluar nga policia.

Në video mund të shihni Batmanin duke dal nga makina me pelerinën e tij. Mbasë një bisede të shkurtër me oficeren e policisë ai hyri përsëri në makinë. Madje personi që filmoi videon e komentoi këtë ngjarje sikur Batmani ja hodhi thjesht me një paralajmërim.

Gjithsesi nuk ndodhi kështu sipas Lawrence. Në një intervistë me mediat, Lawrence ka deklaruar se policja e ndoqi thjesht për të bërë një foto me të. Lawrence e di që efekti i makinës së tij që ka në publik mund të jetë e rrezikshme sepse njerëzit mund të duan të bëjnë foto në mënyra jo shumë të sigurta.

-“U mundova ta shmang këtë gjë sepse jo vetëm sepse është ilegale por dhe e pasigurt” tha ai.

Më parë ai njoftoi policinë dhe i kërkoi të shmangte njerëzit që kërkonin të bënin foto me të. Policja pranoi, por pak më pas Lawrence vuri re disa drita policie mbas tij. Prandaj ai ndaloi dhe zbriti nga makina. E pyeti oficeren nëse kishte diçka që nuk shkonte dhe më pas ajo i kërkoi një foto.

Pra, Batman nuk u ndalua për shkak të ndonjë shkeljeje rrugore, përkundrazi, thjesht sepse oficerja donte të bënte një foto. Nuk ndodh çdo ditë që Batman ti kërkojë ndihmë policisë për të mbajtur shoferët e tjerë të sigurt.

“Këshilla ime për të gjithë shoferët do të ishte që të shijojnë pamjen dhe zhurmën e makinës duke e parë, jo me telefona, nuk është një ide e mirë.”

This post is also available in: English