Befasuese! Modeli i ri ushtarak i Rezvani Tank është gati për ‘luftë’

ardita 0

Në muajin tetor të vitit të kaluar kompania Rezvan nxorri një SUV antiplumb me emrin Tank. Tashmë kompania është rikthyer sërish me një model edhe më ushtarak të quajtur Tank Military Edition. 

Modeli ushtarak përveçse është e blinduar ajo ka edhe nivelin më të lartë të sigurisë, B7. Bateria, radiatori dhe serbratori janë gjithashtu antiblumb, ndërsa pjesa e poshtme Tankut ofron mbrojtje nga eksplozivët.

Makina është në gjendje të lëvizë edhe me goma të çara, brenda saj nuk mungojnë maskat e gazit. Dritat e fuqishme ndriçojnë gjithçka, ndërsa në mungesë të tyre mjeti mund të lëvizë edhe me kamerën me efekte termale që sheh edhe në errësirë të plotë.

Kjo makinë ka një motor 6.4 L dhe prodhon rreth 500 kuaj fuqi. Ngjyra si e shkretëtirës me të cilën është lyer, duket mjaft e bukur, por blerësit mund të zgjedhin çfarëdo nuance që duan. Cmimi fillestar i kësaj makine është rreth 295 mijë dollarë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”84″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English