Benetti përfundon ndërtimin e jahtit Eurus

ardita 0

Kantieri italian Benetti ka njoftuar përfundimin e ndërtimit të jahtit të katërt të serisë Delfino 95 të “pagëzuar” me emrin Eurus.

Jahti prej 29 metrash ka 4 kate dhe 5 dhoma për miqtë. Jahti mund të akomodojë deri në 10 persona si edhe një staf prej 5 personash. Pamja e jashtme e këtij jahti u dizenjua nga Giorgio M Cassetta ndërsa ajo e brendshme nga dizenjuesit e Benetti.

Ajo që vihet re në pjesën e brendshme është dizajni i shtrenjtë dhe i rafinuar ku ndërthuren drurët e bardhëdhe të zinj të lisit si edhe mermeri. Jahti arrin një shpejtësi maksimale prej 13.5 nyjesh.

This post is also available in: English