Benetti përfundon ndërtimin e jahtit Good Day

ardita 0

Kantieri italian Benetti ka përfunduar ndërtimin e jahtit të katërt në serine Mediterraneo 116. Jahti prej 35.5 metrash i cili u ndërtuar në kantierin Viareggio u quajt Good Day. Dizajni i jashtëm i jahtit u dizenjua nga Giorgio M. Cassetta ndërsa pamja e brendshme u dizenjua nga dizenjuesit e kantierit.

Tek pamja e brendshme bie në sy përdorimi i tre lloje drurësh të ndryshëm si edhe përdorimi i mermerit dhe zbukurimi i ambjenteve me mozaik të ndryshëm.

Jahti mund të akomodojë deri në 10 persona në 5 dhoma si edhe një staf prej 6 personash në 3 dhoma. Jahti Good Day ka një shpejtësi maksimale prej 15 nyjesh ndërsa shpejtësia normale e udhëtimit është 14 nyje.

This post is also available in: English