Benetti prezanton super-jahtin luksoz 42 metra të gjatë

ardita 0

Kantieri italian Benetti ka prezantuar jahtin prej 42 metrash  i cili quhet “Crystal 140”. Jahti ka 4 kate dhe është një nga më të mirët e kësaj kategorie.

Pronari i jahtit lavdëroi Benetti-n për ndërtimin e jahtit dhe tha se: “Suksesi i këtij projekti është një shembull i përsosur për çdo gjë që Benetti përfaqëson si një markë në mbarë botën dhe dëshmon për cilësinë e jashtëzakonshme të produkteve të ndërtuara nga kantieri. Do të jetë kënaqësi për mua të lundroj këtë jaht në mbarë botën, duke e treguar me krenari. ”

Pjesa e jashtme është dizenjuar nga Stefano Righini ndërsa forma dhe arkitektura e anijes nga Benetti Technical Department në bashkëpunim me Pierluigi Ausonio Naval Architecture.

Pamja e brendshme është dizenjuar nga firma Benetti. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 6 kabina. Suita qëndrore ndodhet në kuvertën kryesore dhe ka një banjo me pamje 180 gradë nga deti. Akomodimi i të ftuarve është në kuvertën e poshtme së bashku me 4 kabina të tjera për 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Jahti mund të përshkojë deri në 4000 milje detare me një shpejtësi prej 11 nyjesh.

This post is also available in: English