Bentley fillon shitjen e Bentaygas hibride me 450 kuajfuqi, 3.5 litra në 100 km

ardita 0

Bentley ka filluar zyrtarisht shitjen e Bentayga hibrid, i cili është modeli i parë i tyre i elektrizuar e me të cilin premtojnë se do të u ofroj blerësve ‘më të mirat nga të dy botat’, elektrike e me benzinë.

Ky Bentayga hibrid super luksoz kombinon një motor me benzinë 3.0 litërsh V6 turbo me një tjetër elektrik 17.3 kWh i cili ka bateri nga litiumi e që së bashku prodhojnë 450 kuajfuqi.

Me një mbushje të vetme të baterive, kjo veturë mund të përshkoj 39 kilometra rrugë, ndërsa edhe me atë me benzinë, 747 km rrugë.

Bentley pohon se Bentayga hibrid shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra mund ta arrij për 5.5 sekonda e atë maksimale prej 254 km/orë.

Sipas tyre konsumimi i kombinuar i karburantit është vetëm 3.5 litra në 100 km.

Bentley Bentayga Hibrid vjen me një çmim fillestar prej 141 mijë euro.