Bentley po ndërton një fuoristradë më të shpejtë se Lamborghini Urus

Admin 0

Bentley ka ndërtuar një fuoristradë Bentayga më të shpejtë vetëm për eventin në Pike Peak. Kjo fuoristradë luksoze e shndërruar në sportive nuk do të dalë në shitje. Megjithatë Bentley ka menduar edhe për ata fansa që kërkojnë një fuoristradë më të shpejtë. Sipas një lajmi të ri të publikuar nga Autocar makina e re e quajtur Bentley Bentayga Speed do të prezantohet në muajt e fundit të këtij viti.

 

Motorri i saj i përmirësuar do të prodhojë 50 kuajfuqi më shumë se modeli standart. Kjo do të thotë që motorri i kësaj fuoristrade do të mund të prodhoj 650 kuajfuqi rreth 9 kuajfuqi më shumë se motorri i Lamborghini Urus. Modeli standart Bentayga ka një shpejtësi maksimale prej 301 km/h ndërsa Bentayga Speed pritet të ketë një shpejtësi maksimale prej 306 km/h. Edhe pse Bentley nuk ka nxjerrë ndonjë informacion zyrtar në lidhje me çmimin disa zëra brenda kompanisë thonë se Bentayga Speed do të ketë një çmim rreth 10-15% më të shtrenjtë se modeli zyrtar.

This post is also available in: English