Besojeni ose jo, kjo helmetë është krijuar me qellimin që ju të jeni të fokusuar vetëm në rrugë

armir 0

Kjo helmetë ju sjell realitetin në mënyrë virtuale para syve tuaj.
Helmeta Livemap mundëson që të shfaqet para sye tuaj GPS, kilometrazhi dhe parametra të tjerë që kanë të bëjnë me motorrin që ngisni.

Ajo çka bënë kjo helmetë është që mer informacion mbi rrugën dhe e shfaq para syve të shoferit duke e lejuar atë që të fokusohet komplet te rruga që ka përpara. Livemap automatikisht adaptohet me ambjentin përreth madje edhe kur mundësia e pamjes është e ulët apo e paqartë.

Në pjesën e parme ka një kamera të instaluar për të mbledhur të dhëna por gjithashtu ka një sistem audio duke lejuar shoferin të dëgjojë muzikë apo të flasë në telefon madje një opsion tjetër është që përveç pamjes vizuale mund të njoftoheni nëpërmjet sistemit audio për rrugën dhe shpejtësinë.

Një të tillë mund ta bëni tuajën për 1500 dollarë.