“Beteja midis fuoristradave” Range Rover pritet të konkurojë me Bentley dhe Rolls Royce Cullinan

ardita 0

Me këtë lançim, Range Rover pritet të shënojë një ngritje të re në segmentin e makinave super-luksoze SUV. Megjithëse Range Rover është një prej markave ikonë që prodhon SUV, kohëve të fundit  ka konkurrencë të madhe nga Bentley dhe Rolls-Royce.

Cullinan bëri bujë të madhe dhe po kërkohet shumë, andaj Range Rover po e përgatit kundërpërgjigjen. Sipas “Autocar” makina e re nga ky prodhues britanik që do lançohet në vitin 2021, do të ketë komoditet shumë më të madh, nivel të avancuar të vetë-drejtimit dhe teknologjinë e fundit.

Për ndryshimet e reja që do t’i pësojë Range Rover dhe Range Rover Sport, janë bërë punime shtesë në fabrikat e prodhimit në Solihull të Britanisë së Madhe, që t’i përshtaten sa më mirë linjave të punës.

Modelet e reja, do të kenë arkitekturë të veçantë, duke ua lehtësuar platformën më shumë se atë që është e vendosur te Jaguar Land Rover. Struktura prej alumini, do të ketë peshë më të lehtë, për të minimizuar rëndesën që e bëjnë bateritë e mëdha për versionet elektrike dhe hibridët. Burime pranë kompanisë, bëjnë të ditur se modeli i ri që është emëruar përkohësisht si L460, do t’i ketë përmasat e njëjta me Range Rover-in e tanishëm, që është më i vogël se Bentayga.

Nuk do ta ndryshojë pamjen e jashtme dhe përkundër rivalëve si Rolls-Royce dhe Aston Martin Lagonda, nuk do të jetë tërësisht elektrik.  Pritet ta ketë motorin me 3.0-litra dhe variantin 5.0-litra V8 me naftë dhe benzinë, por nuk përjashtohet mundësia e një hibridi të lehtë me 48V. Meqenëse Jaguar ka sistem mjaft të avancuar të autopilotit, kjo pritet të jetë edhe më e përsosur te Range Rover i ri.

 

This post is also available in: English