Beteja midis makinave elektrike, Mercedes-Benz S-Class EV rivalizon Tesla Model S

ardita 0

Kompania Mercedes-Benz ka njoftuar që po punon në krijimin e një modeli të ri elektrik i cili do të rivalizojë modelin Tesla S. Duke folur në një prezantim në Kroaci, drejtuesi Dieter Zetsche i tha shtypit që makina e parë e kompanisë Daimler që do të jetë e gjitha elektrike do të jetë një sedan me madhësi të plotë i quajtur “EQ S”.

Duke gjykuar nga këto detaje, kjo do të thotë se mund të bazohet në modelin S-Class të gjeneratës së ardhshme. Por kjo nuk është aspak befasuese pasi modeli S-Class është e para për risitë teknologjike në industrinë e automobilave.

Kjo përfaqëson iniciativën e parë të Mercedes-Benz për të elektrizuar të gjithë linjën e saj. Në shtator Daimler bëri të ditur planin e tij i cili ishte të ofrojë një version elektrik të të gjitha modeleve të tij deri në vitin 2022 dhe tashmë kanë filluar me elektrizimine e linjës së fundit Smart ForTwo.

Kjo do të thotë se pas 4 vitesh, Mercedes-Benz do të ketë të paktën 50 modele të elektrizuara në dispozicion për shitje.

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje