Bie interesimi për veturat me naftë në tregun e BE-së

ardita 0

Ndërsa aksionet e automjeteve elektrike në tregun europian të automobilave u rritën ndjeshëm, motorët me naftë shënuan një rënie të konsiderueshme në vitin 2019, sipas të dhënave të Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Numri i regjistrimeve të reja të automjeteve me motor me naftë shënoi rënie me 13,9%, ndërsa numri i atyre me benzinë u rrit me 5,2%, treguan të dhënat e ACEA-s.

Gjatë këtij viti, në BE u regjistruan mbi 465 000 automjete elektrike, hibride dhe me bateri.

Ndërkohë, totali i automjeteve me energji alternative (APV), elektrike, LPG, LNG, etanol, etj, u rrit me 42,9% duke arritur në 1,6 milion njësi në vitin e fundit.

“Automjetet elektrike ishin ndër nxitësit kryesorë të kësaj rritjeje”, njoftoi ACEA.