Bien aksionet e Teslas shkaku i koronavirusit

ardita 0

Aksionet e Teslas kanë pësuar rënie, pas shqetësimeve në lidhje me ndikimin e koronavirusit, në regjistrimet e makinave të saj në Kinë, raporton Reuters.

Të dhënat nga “LMC Automotive” tregojnë se 3.563 automjete Tesla ishin regjistruar në Kinë në janar, nga 853 automjete të një viti më parë, por më pak se në dhjetor kur ishin regjistruar 6,613 automjete.

Regjistrimet e gjigantit të makinave elektrike kanë pasur luhatje nga muaji në muaj, tregojnë të dhënat e LMC-së. Zakonisht Tesla prodhon më tepër automjete në muajin e fundit të tremujorit se në atë të parin.

Në tetor 2019, Tesla kishte regjistruar vetëm 763 automjete. E për një gjë të tillë Tesla nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve të Kinës javë më parë kishte thënë se shitja e përgjithshme e automjeteve kishte pësuar rënie të madhe, pothuajse një në pesë në muajin janar.

Tesla ka konfirmuar në fillim të këtij muaji se përhapja e koronavirusit mund të shtyjë shpërndarjen e makina Model 3 në Kinë.

Aksionet e Tesla janë ulur në 685 dollarë, dhe parashihet të jetë sesioni i katërt radhazi i humbjeve.