Bilgin Yachts nis ndërtimin e superjahtit prej 67 metrash

Admin 0

Kantieri turk Bilgin Yachts ka njoftuar se ka nisur ndërtimin e superjahtit prej 67 metrash e quajtur Bilgin 220. Ndërtimi i jahtit ka filluar që në qershor dhe pritet të përfundojë në vitin 2021. Struktura dhe dizajni i jashtëm do të bëhen nga Uniqe Yacht Design. Një karakteristikë e jahtit do të jetë edhe vendi nga ku mund të ulësh një helikopter. Dizajni i brendshëm do të bëhet nga H2 Yacht Design.

Jahti do të ketë 6 kate dhe mund të akomodojë deri në 10 persona në 5 dhoma. Ndërkohë suita e pronarit ndodhet në kuvertën kryesore dhe do të ketë një hapsirë për të punuar, një hapësirë private dhe xhakuzi. Kreu i Bilgin Yachts Ismail Sengun gjatë prezantimit tha: “ Jahti është dizenjuar që t’i ofrojë pronarit një lidhje ndërmjet hapësirave të jashtme me ato të brendshme”.

This post is also available in: English