BioPower – alternativa e heshtur

liridona 0

Motor Flex është një motor endotermik (me djegie të brendshme) që punon me alkool në vend të benzinës tradicionale. Bioetanoli është alkooli më i përdorshëm, por ka edhe të tjerë . Ky motor është në gjendje të përdorë si benzinën, ashtu edhe bietanolin por edhe një përzierje të të dyjave.
Pavarësisht se ne mund të mendojmë se ky lloj karburanti është një shpikje moderne, makina e parë me motor Flex është “Modeli T” prodhuar nga Ford në vitin 1908.

Bioetanoli është një alkool i zakonshëm, i njëjti që gjendet në pijet alkolike, për ta kuptuar, mund të përdoret edhe si karburant. Mund të nxirret nga bimë të thjeshta si kanabis, kallami I sheqerit, misri etj. Kjo gjë e klasifikon atë si “bio” për nga ana e nxjerrjes dhe gjithashtu 3 herë më ekologjik nga ana e ndotjes, pasi motorët që përdorin këtë lëndë djegëse shkarkojnë 3 herë më pak CO2. Ky lloj karburanti ka shumë benefite nga ana e përdorimit por ka edhe dizavantazhe që e kanë penguar këtë industri të zhvillohet më tej.

Mund të përmendim këtu cënimin e biodiversitetit të tokës, themelor për ekuilibrat në planet dhe sipërfaqe të pamjaftueshme për të kultivuar gjithë lëndën e parë që nevojitet për t’i bërë ballë nevojës botërore për këtë karburant.

Mjetet e pajisura me Motorin Flex në Brazil
Në Brazil, në vitet ’70 me fillimin e krizës së naftës filloi të përdorej dhe të shitej bioetanoli në vend të karburantit. Në këto fillime, motorët e benzinës duhet të modifikoheshin për të evituar problemet që shfaqte djegia jo në formën e duhur të etanolit. 


Teknologjia Flex është studiuar në fillim në vitet ’90 nga kompania Magneti Marelli për të bërë të mundur të gjendet në kohë reale se cila është përqindja e bioetanolit në një përzierje etanol-benzinë. Në bazë të këtij informacioni çentralina është në gjendje të korrigjojë furnizimin me karburant sipas vlerave të gjetura dhe të lehtësojë proçesin e djegies.Në Brazil makinat e shitura në 2005 me Motor Flex kanë tejkaluar makinat tradicionale falë kursimit që të garanton alkooli. Mesatarisht kostoja e benzinës është 20% më e lartë se kostoja e alkoolit. 
Në 2003 Volkswagen filloi të shiste makinat e para me motor Flex dhe vetëm pak kohë më pas Chevrolet hodhi në treg një model konkurrues. Më pas të gjitha kompanitë që shisnin makina në Brazil filluan të propozonin motorë të këtij lloji.


Makinat me Motor Flex në Europë
Në 2007 filloi të shitej në Zvicer Modeli Saab 9-3 SportComi Biopower dhe pak më vonë po në Zvicër filloi të shitej për herë të parë Ford Taurus me motor Flex.
Në 2005 kompanitë Saab dhe Volvo filluan të prodhonin dhe shisnin makina me këtë lloj motori rregullisht. 
Në 2009 Bentley Motors nisi të prodhonte makinën më të shpejtë në botë me Motor Fleks: Bentley Continental Supersports. 
Në 2005 Fiati hodhi në treg makinën 500X me motor 1.6 E.torq dhe 110 kuaj fuqi. I njëjti motor, por i pajisur me kambion me 6 marshe përdoret edhe për versionin e Fiat Egea në Evropë dhe për Dodge Neon në Meksikë.
Në të njejtin vit u bë gati për të dalë në treg Jeep Renegade në versionin e motorit 1.6 E.torq me 110 kuaj fuqi dhe kambio manuale me 5 marshe.

Aktualisht, makinat e pajisura me motor “flex” janë duke kaluar një periudhë të vështirë e cila vihet shumë në dyshim nga motorët elektrikë apo ata me hidrogjen. Ndërkohë që asnjë përgjigje nuk është e sigurtë në rrugën tonë drejt makinave me impakt ambiental zero, këta motora mbeten një tentativë interesante për të ulur ndotjen që vjen nga gazrat e tubave të shkarkimit të makinave dhe gjithashtu për të kursyer në konsumin e karburantit.