“Bisha” e re e Trump-it, është makina më e sigurtë në botë dhe kushton 1.5 milionë dollarë

ardita 0

Aktualisht Donald Trump po përdor modelin e vjetër të Cadillac që ishte prodhuar për ish-Presidentin Barack Obama. Ndërsa makina e re e Donald Trump ndryshe njihet si “Bisha” është më e gjatë se dy makina të tipit SUV dhe kushton 1.5 milionë dollarë. Gjithashtu është cilësuar si makina më e sigurtë në botë.

Kjo makinë e tipit Cadillac vjen më e kompletuar si kurrë më parë, dyert i ka 8 inç të trasha është i papërshkrueshëm nga bombat si dhe ka pajisje për oksigjen në rast të ndonjë sulmi kimik. Kjo makinë do të jetë gati direkt pasi Shërbimi Sekret të kryejë testet finale.

Këto ditë pritet që të bëhet zyrtarisht prezantimi i saj, në fakt ishte planifikuar që kjo makinë të ishte gati gjatë inagurimit të Trump si Presidenti i Ri i SHBA-ve, por data u shty.

Presidenti i Cadillac, Johann De Nysschen në një intervistë ka thënë se: “ Ne e kemi përfunduar punën tonë dhe ua kemi dorëzuar makinën klientëve”.

Ndërsa Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Amerikan ka konfirmuar lajmin duke thënë se: “Programi për prodhimin dhe dorëzimin e gjeneratës së re të limuzinës presidenciale është në përfundim e sipër. Qytetarët do të mund ta shohin makinën e re gjatë verës”.

“Bisha” peshon 8 ton, dyert i ka prej çeliku dhe kanë një trashësi prej 8 inç të ngjashme me ato të aeroplanit Boeing 757 që u reziston sulmeve biologjike dhe kimike.

Xhami i përparmë është i papërshkueshëm ndaj plumbave, serbratori është aq mirë i mbrojtur, saqë nuk e shpon dot as një shpërthim bombe.

Në pjesën e përparme janë fshehur një numër i konsiderueshëm armësh dhe që do përdoren në rast se dikush e sulmon eskortën e Presidentit.
Në pjesën e pasme janë të vendosura dozat e gjakut për presidentin në rast të ndonjë sulmi apo plagosje.

Lini një Përgjigje