Blen makinë 3 milionë dollarë, por thotë se nuk e ka ndërmend ta vozisë ndonjëherë

liridona 0

Në një ankand tradicional në qytetin amerikan Scotchdale, Corvette C8 Stingray i fundit u shit për 3 milionë dollarë, megjithëse vlera e tij e tregut fillon me 60,000 dollarë.

Blerësi krenar është Rick Hendrick, kryeshefi i Hendrick Automotive Group, i cili tha se ai nuk do ta drejtonte këtë makinë, sipas Auto Bild.

i vendosi të ekspozojë Corvette Stingray të re në hapësirën e Hendrick’s Heritage Center në Charlotte, ku ndodhen edhe 120 kopje të tjera të industrisë ikonike të automjeteve amerikane.

Interesante, por në një situatë të ngjashme është edhe Fernando Alonso, shoferi i famshëm i Formula 1, i cili mban në muzeun e tij privat të gjitha makinat në të cilat garonte.

Kjo madje qëndron si klauzolë në kontratën e tij.

Ndryshe, Corvette 8 Stingray i ri fillon prodhimin në shkurt, dhe që nga marsi fillon procesi i dorëzimit të automjeteve te pronarët e tyre të ri.